Telegrafi

Bayerni fiton me goleadë ndaj Benficas dhe kualifikohet në të tetën e finales

(Foto: Twitter/Bayern FC English)

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. Kësaj radhe viktimë ishte Benfica (5-2).

Robert Lewandowski e hapi serinë e golave (26’) për të vazhduar me Serge Gnabry që e dyfishoi epërsinë (32’).

Morato e ngushtoi rezultatin (38’), ndërsa Lewandowski humbi një penallti në fund të pjesës së parë.

Leroy Sane shënoi me të filluar pjesa e dytë (49’), derisa Lewandowski e realizoi edhe golin e dytë personal (61’).

Darwin Nunez shënoi një tjetër gol (74’) për skuadrën portugeze, kurse Lewa e kompletoi het-trikun dhjetë minuta më vonë (84’).

(Foto: Twitter/Bayern FC English)

Tashmë Bayern Munichu ka 12 pikë pas katër ndeshjeve dhe është pjesë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Pozita e dytë, Barcelona ka gjashtë pikë, kurse vendi i tretë Benfica ka arkëtuar katër pikë. /Telegrafi/