Site icon Telegrafi

Bayerni e mohon shkëmbimin e bujshëm Alaba-Sane

Leroy Sane vazhdon të jetë njëri nga objektivat kryesor të Bayernit për afatin kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë prej një viti po kërkon shërbimet e Sanes, por Manchester City vazhdon ta vlerësojë 100 milionë yllin e tyre.

Ditën e djeshme mediat gjermane kishin raportuar se Bayerni do ta ofrojë David Alaban dhe 50 milionë euro për të arritur te Sane.

Mirëpo këtë e ka mohuar drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge në një deklaratë për TZ.

“Kam dëgjuar se ne do të donim ta jepnim David Alaban te Manchester City në këmbim të Leroy Sanes”.

“Dua të them se këto janë vetëm disa përralla dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, deklaroi Rummenigge.

Legjenda gjermane deklaroi se qëllimi i klubit është të vazhdojnë kontratën me austriakun e cila skadon në verën e vitit 2021.

Në anën tjetër Rummenigge nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë se duan transferimin e Sanes në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version