Sulmuesi i Arsenalit i huazuar te Werder Bremen, Serge Gnabry, ka përshëndetur raportet që e lidhin atë me një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një nga argumentet e sezonit në Bundesligë pas transferimit të tij nga Arsenali dhe shënoi hat-trik në debutimin e tij te Gjermania kundër San Marinos javën e kaluar.
Pas këtyre paraqitjeve të mira, Bayern besohet të ketë mbajtur sytë në zhvillimin e anësorit gjerman, me raportet që sugjeruar ata kanë një mundësi për të blerë atë në fund të sezonit, ndërsa një kalim të tillë e ka sponsorizuar edhe vetë Gnabry.
“Unë definitivisht mund të shoh veten në Bayern Munich. Jam lloj i lojtarit që i pëlqen sfidat”, ka thënë Gnabry para gazetarëve, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Gnabry do të përballet me konkurrencën e ashpër për një vend në formacionin titullar në Allianz Arena, por ai do të jetë aty për të ‘luftuar’. /Telegrafi/