Kanë arritur të transferojnë njërin nga mesfushorët më të talentuar në Evropë, si Correntin Tolisso por me kaq nuk ndalen.
Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich synojnë të marrin tjerë lojtarë për repartin e mesfushës.
Sipas medieve gjermane, synimi i radhës i Carlo Ancelottit është mesfushori kryesor i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Edhe pse 29-vjeçari ka kontratë të gjatë me Barcelonën, Bayern tenton ta transferojë atë në Munich.
Rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 65 milionë euro për kroatin.
Rakitic edhe më parë ka qenë pjesë e futbollit gjerman, kur nga viti 2007 deri në 2011 ishte pjesë e Schalke 04.
Edhe pse ky transferim duket i pamundur, Bayern do të tentoj ta bëjë njërin nga transferimet më të bujshëm në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/