Telegrafi

Bayerni e bën prioritet transferimin e Ibrahim Sangares

Bayern Munich është duke kërkuar një mesfushor dhe duket se tanimë kanë opsionin kryesor për këtë repart.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Ibrahim Sangare është top prioriteti i kampionëve në fuqi i Gjermanisë për mesfushën.

Bavarezët kanë nisur negociatat me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit defensivë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bayern Munich

25-vjeçari ka tre vite që është pjesë e skuadrës holandeze dhe ka zgjuar interesimin e Bayernit që janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën e lojtarit për ta transferuar në Munich.

Sangare ka një klauzolë largimi prej 37 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për bavarezët.

Lexo po ashtu E transferuan për 100 milionë euro, por Kane thyen të gjitha rekordet me shitjet e fanellave në Gjermani

Bayerni ka huazuar mesfushorin amerikan Malik Tillman te PSV dhe dy klubet tani kanë raporte të shkëlqyera.

Gjithsesi mediat gjermane kanë raportuar se kjo javë është vendimtare për transferimin e Sangares në Munich, edhe pse lojtari ishte kërkuar edhe nga PSG dhe Barcelona. /Telegrafi/