Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz ka përfunduar si objektiv i madh i tri prej klubeve më të mëdha evropiane.
Pritet që Wirtz të zgjasë kontratën e tij me Bayer Leverkusen me një klauzolë lirimi për vitin 2026 për të shmangur largimin e tij këtë verë.
Kështu, Bayern Munichu dhe Real Madridi po planifikojnë oferta për yllin e Leverkusenit pikërisht në vitin 2026.
Megjithatë, sipas gazetarit Christian Falk, Manchester City ka një avantazh në garën për Wirtz.
City thuhet se po shtyn për një lëvizje këtë verë, me agjentin Giovanni Branchini që po punon për të bindur mesfushorin që t’i bashkohet kampionëve anglez.
Wirtz është rehat në Leverkusen dhe nëse Xabi Alonso qëndron, kjo mund të vonojë largimin e tij – por City mbetet këmbëngulës. /Telegrafi/