Site icon Telegrafi

Bayerni dhe City duan transferimin e Rakiticit

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është kthyer në radarin e Manchester City.

Reprezentuesi i Kroacisë tërhoqi interesin nga City në janar të këtij vitit para se të vazhdonte kontratën me Barcelonën.

Lexo po ashtu Gjiganti anglez kontakton Ronaldon

Megjithatë, El Mundo Deportivo thotë se City dhe Bayern Munich janë gati të provojnë një lëvizje të re për mesfushorin kroat.

Sipas këtij mediumi edhe gjiganti katalunase është i gatshëm të fitojë para nga 29-vjeçari këtë verë.

Katalanasit do ta shisnin Rakiticin vetëm për një shifër që arrin 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version