Bayern Munich thuhet se është i interesuar të rikthejë Douglas Costa të Juventusit në skuadër.
Bavarezët kanë nevojë për anësor të sulmit pas dëmtimeve afatgjata të Serge Gnabry dhe Kingsley Coman.
Costa i Juventusit është i preferuari i gjermanëve, pasi braziliani ka qenë jashtë formacionit te Juventusi këtë sezon.
Sipas gazetës gjermane Bild, kampionët serik të Bundesligës dëshirojnë ta marrin brazilianin si huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Trajneri Hansi Flick thuhet se u konsultua me senatorët e ekipit të Bayernit, që raportohet të jenë Manuel Neuer, Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Joshua Kimmich, për mendimin e tyre mbi 29-vjeçarin.
Costa u largua nga Bayerni te Juve në verën e vitit 2017, me Presidentin e atëhershëm Uli Hoeness që thoshte që lojtari ‘kërkonte më shumë para’.
Maurizio Sarri dihet se është një admirues i Costas, prandaj mbetet të shihet nëse kampionët italianë do ta lënë të shkojë këtë muaj. /Telegrafi/