Bayern Munich thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Danilo, por klubi italian po kërkon 30 milionë euro për brazilianin.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, kampionët e Bundesligës kanë pyetur për mbrojtësin brazilian, por Juventusi e ka refuzuar qasjen.
Bavarezët janë në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë dhe trajneri Julian Nagelsmann, sipas raportit, ka synuar Danilon si përshtatjen perfekte në Allianz Arena.
#Calciomercato | Il @FCBayern ha chiesto alla @juventusfc #Danilo: la risposta della Juve e la situazione https://t.co/uDL6oxwxbR
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 4, 2021
Danilo mbërriti nga Manchester City në gusht 2019, kur Joao Cancelo shkoi në drejtim të kundërt dhe ka luajtur 78 ndeshje me Zonjën e Vjetër që nga ardhja.
Paraqitjet e tij në sezonin 2020/21 në Serie A i siguruan atij një vend në skuadrën e Brazilit në Copa America këtë verë, ku ai luajti shtatë ndeshje në garën që Selecao e humbi vetëm në finale kundër Argjentinës.
Juventusi nuk ka ndërmend të shesë ish-lojtarin e Real Madridit dhe Manchester Cityt dhe i ka kërkuar Bayern të paguajë të paktën 30 milionë euro për 30-vjeçarin.
Shuma e kërkuar do të jetë shumë për Bayern dhe negociatat për këtë arsye kanë ngecur. /Telegrafi/