Sadio Mane është objektivi kryesor i Bayern Munichut për afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi senegalez ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Liverpooli dhe për të provuar një eksperiencë të re.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se Mane ka një marrëveshje personale me Bayernin, por dy klubet ende janë larg një gjëje të tillë.
Megjithatë bavarezët tanimë kanë dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit për t’i fituar shërbimet e sulmuesit senegalez.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka ofruar 21 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga Liverpool.
The Reds i kanë bërë të qartë bavarezëve se duhet të ofrojnë dyfishin e kësaj shume për ta lënë të lirë Manen.
Megjithatë edhe klubi anglez është i interesuar ta shes Manen që ka vetëm edhe një vit kontratë. /Telegrafi/