Site icon Telegrafi

Bayern Munichu përgatit ofertën e lartë për Araujon

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, do të rrisë interesin e tyre për transferimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, në vitin 2024.

Gjigantët gjermanë thuhet se po ndjekin Araujon si një objektiv afatgjatë mbrojtës dhe ata nuk janë penguar nga qëndrimi i Barcelonës ndaj uruguaianit.

Araujo ka nënshkruar tashmë një zgjatje të kontratës me Barcelonën deri në vitin 2026, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të klubit për ta mbajtur atë dhe për të bllokuar interesat e transferimeve të ardhshme.

Bayern e di se nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje në afatin e janarit, por ata mund të ringjallin këtë interes në verë, me Barcelonën që ende kërkon të balancojë situatën e tyre financiare.

Lexo po ashtu Barcelona konsideron një shitje të madhe në verën 2024, shkak financat

Sipas Diario AS, Bayerni është i përgatitur të ofrojë 80 milionë euro për të provuar të shtyjë Barcelonën drejt pranimit të një marrëveshjeje, por nuk ka asnjë tregues se si Blaugranët do të përgjigjen në këtë fazë.

80 milionë euro do të përmirësonin ndjeshëm aftësinë e Barcelonës për të blerë lojtarë në vitin 2024 dhe kjo do të jetë një faktor kryesor në vendosjen e lëvizjes tjetër të Araujo. /Telegrafi/

Exit mobile version