Site icon Telegrafi

Bayern Munichu ia tregon Liverpoolit çmimin e Thiago Alcantaras

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu thuhet se ka zbuluar çmimin e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.

Ylli spanjoll ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantin gjerman dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij.

Situata e krijuar te Bayerni ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, ku në veçanti Liverpooli ka shprehur interesim për ta transferuar.

Lexo po ashtu Klopp është admirues i kamotshëm i Alcantaras, gjermani e kishte lëvduar disa herë mesfushorin spanjoll

Reds thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për mesfushorin spanjoll, por kjo shifër është e vogël për dallim nga ajo që kërkon Bayerni.

Sipas mediumit britanik The Mirorr, Bayerni do të kërkojë 40 milionë euro për objektivin kryesor të Liverpoolit.

Megjithatë, kjo shifër nuk është e lartë për një lojtar si Alcantara, i cili ka cilësi të mëdha dhe kreativitet në mesfushë. /Telegrafi/

Exit mobile version