Site icon Telegrafi

Bayern Munichu ia komunikon Barcelonës shifrën e çmendur që është gati ta paguajë për Araujon

Barcelona ka qenë në dijeni të interesit të Bayern Munichut për mbrojtësin uruguaian Ronald Araujo që nga mesi i dhjetorit dhe thuhet se refuzoi dy oferta për të në afatin kalimtar të janarit, nën kërcënimin e dorëheqjes së Xavi Hernandez. Megjithatë, Bayern do të rikthehet për të këtë verë.

Sipas gazetës Marca, Bayern ia ka bërë të ditur Barcelonës përmes një ndërmjetësi se ata do të ishin të gatshëm të paguanin 100 milionë euro për Araujo këtë verë.

Ndonëse nuk është një ofertë formale, por një komunikim i qëllimeve të tyre, por mes vështirësive financiare të Barcelonës dhe ngecjes së bisedimeve për një marrëveshje të re, Blaugranët mund të shtyhet për shitjen e yllit të tyre.

I njëjti raport thotë se Barcelona është e prirur ta mbajë atë sidoqoftë, dhe besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje të re për uruguaianin, kontrata e të cilit skadon në 2026 aktualisht.

Kjo sigurisht bie ndesh me disa nga raportimet e tjera në lidhje me Araujon. Ndërsa klubet e Ligës Premier duket se janë ende të interesuara për të, në Gjermani kanë dalë informacione që pretendojnë se Araujo nuk është më prioritet me largimin e afërt të Thomas Tuchel.

Ndërkohë Barcelona nuk ka bërë përparime në një marrëveshje të re për Araujon. Më parë, është folur për gatishmërinë e Blaugranave për të pranuar një shumë nëntëshifrore për Araujo. /Telegrafi/

Exit mobile version