Telegrafi

Bayern Munichu gjen te Real Madridi pasuesin e David Alabas

Foto: Bayern Munich/Twitter

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich është klubi më i fundit evropian që është lidhur me mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao .

Reprezentuesi brazilian ka tërhequr lidhje transferimi me klube në të gjithë kontinentin, duke përfshirë ekipin anglez, Tottenham dhe ish-klubin e tij, Porto.

22-vjeçari ka luftuar për të hyrë në planet e Zinedine Zidane këtë sezon me Nacho Fernandez i vendosur si opsioni mbështetës i Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Lexo po ashtu Jo vetëm Tottenham, edhe dy gjigantët italianë vihen pas Eder Militaos

Sipas raporteve nga gazeta Mundo Deportivo, Bayern tani e ka shtuar Militaon në listën e zëvendësimeve të mundshme për Alaban, i cili pritet të largohet këtë verë.

Reprezentuesi austriak duket i sigurt se do të largohet nga gjigandët bavarezë kur kontrata e tij skadon në korrik, me një lëvizje të mundshme të transferimit si lojtar i lirë te Real Madridit.

Hans-Dieter Flick ka qenë i lidhur shumë me yllin francez Dayot Upamecano si emrin e tij të ri mbrojtës, megjithatë, ai nëse vendos të largohet nga Gjermania, Militao mund të kalojë nga të qenit ‘Plani B’ në zgjedhjen e parë. /Telegrafi/