Bayern Munich ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup të zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel).
Bavarezët janë treguar më të fortë se Mbretërit në miqësoren e parë serioze të zhvilluar në NRG Stadium të Houstonit, duke fituar pa shumë vështirësi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër rasteve të krijuara vetëm Bayerni gjeti golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të, ku francezi Corentin Tolisso shënoi me lehtësi për 1-0.
TOOOOOORlisso! Starke Vorlage von @David_Alaba und @CorentinTolisso macht's im zweiten Versuch! #FCBRMA #ICC19 pic.twitter.com/nbjDXWcsAC
— FC Bayern München (@FCBayern) July 21, 2019
Në pjesën e dytë, skuadra e Niko Kovac e nisën furishëm duke shënuar dy gola të shpejt për dy minuta lojë dhe për të trefishuar epërsinë.
Fillimisht ishte Robert Lewandowski (67′), i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Niklas Sule, ndërsa Serge Gnabry (69′) shënoi për 3-0 pas asistimit të Leon Goretzka.
🏁 FT: @FCBayernEN 3-1 @RealMadrid (Tolisso 15', Lewandowski 67', Gnabry 69'; @RodrygoGoes 84').#RealMadridIsHere | #RMTour pic.twitter.com/ZcbohAgrgc
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 21, 2019
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste shënimi nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm Mbretërit që ngushtuan epërsinë në 3-1 dhe vulosën rezultatin përfundimtar me anë të Rodrygo Goes, i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Në ndeshjen e radhës, Bayerni do të luajë me Milanin, ndërsa Real Madridi me Arsenalin. /Telegrafi/
https://twitter.com/SportzGlobal/status/1152736216653225991
https://twitter.com/Khanh251/status/1152754869884915712
O GOL do Gnabry! 3-0 https://t.co/FUFzYqIVuH
— Bayern Galaxy (@BayernGaIaxy) July 21, 2019
What a goal from Rodrygo Goes 🇧🇷 pic.twitter.com/6ig4GBgap5
— Madrid Graphics (@MadridGraphics) July 21, 2019