Telegrafi

Bayern Munichu është i gatshëm të dyfishojë pagën e Rudigerit

Bayern Munichu është i gatshëm të dyfishojë pagën aktuale të Antonio Rudiger për ta tunduar atë të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.

28-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge, por nuk ka arritur ende një marrëveshje të re mes spekulimeve intensive që e lidhin atë me kampionët gjermanë.

Sipas gazetës Bild, Bayerni mund të ofrojë ‘lehtësisht’ pagën prej 10 milionë funte apo 12 milionë euro që kërkon mbrojtësi gjerman.

Lexo po ashtu Rudiger e sheh ofertën e Chelsea si 'jorespektuese'

Kjo shifër është aktualisht dyfishi i 5 milionë funteve që ai fiton në Londër, pasi Rudiger beson se fiton rreth 100 mijë funte në javë te Chelsea.

Raporti shton se ish-qendërmbrojtësi i Stuttgartit është i tunduar nga oferta e klubit gjerman, por gjithashtu ndihet mirë në Londër.

Për Rudigerin interesim ka shprehur edhe Real Madridi. /Telegrafi/