Bayern Munichu është i gatshëm të dyfishojë pagën aktuale të Antonio Rudiger për ta tunduar atë të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.
28-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge, por nuk ka arritur ende një marrëveshje të re mes spekulimeve intensive që e lidhin atë me kampionët gjermanë.
Sipas gazetës Bild, Bayerni mund të ofrojë ‘lehtësisht’ pagën prej 10 milionë funte apo 12 milionë euro që kërkon mbrojtësi gjerman.
Kjo shifër është aktualisht dyfishi i 5 milionë funteve që ai fiton në Londër, pasi Rudiger beson se fiton rreth 100 mijë funte në javë te Chelsea.
Raporti shton se ish-qendërmbrojtësi i Stuttgartit është i tunduar nga oferta e klubit gjerman, por gjithashtu ndihet mirë në Londër.
Për Rudigerin interesim ka shprehur edhe Real Madridi. /Telegrafi/