Bayern Munich është i interesuar që të rikthejë sërish Toni Kroosin në skuadër, pasi e la të largohej para disa vitesh në drejtim të Real Madridit.
Bavarezët kanë bërë të ditur edhe më parë se janë të penduar që e kanë shitur mesfushorin gjerman te Los Blancos, mirëpo shpresojnë ta rikthejnë atë në këtë verë.
Sipas mediave në Gjermani, drejtuesit e Bayernit e kanë bërë prioritet rikthimin e Kroosit në Allianz Arena.
30-vjeçari ka kontratë edhe për tri vite me madrilenët, derisa nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Zinedine Zidanes.
Kështu, kampioni nga Bundesliga mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta rikthejë atë në skuadër, derisa vlera aktuale e tij në treg është rreth 70 milionë euro.
Kroos do të marrë vendim rreth të ardhmes së tij në këtë verë, gjersa një rikthimi i tij te skuadra e fëmijërisë është i mundshëm. /Telegrafi/