Site icon Telegrafi

Bayern Munich do të shpenzojë 100 milionë euro për Dybalan

MILAN, ITALY - APRIL 28: Paulo Dybala of Juventus FC celebrates at the end of the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Bayern Munich janë të gatshëm të ofrojnë shuma marramendëse për talentin e Juventusit, Paulo Dybalan.

Argjentinasi ka humbur besimin e skuadrës torineze, e cila gjë u dëshmua edhe në ndeshjen kryesore të vitit kundër ndaj Napolit.

Ai ka luftuar për t’u përshtatur në formacionin 4-3-3 të trajnerit, Max Allegri dhe duket se nuk po mundet t’i përshtatet italianit.

Paulo Dybala (Getty Images)

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan sot se bavarezët janë të gatshëm të ndajnë 100 milionë euro për 24-vjeçarin e Argjentinës.

Deri tani, Dybala është lidhur kryesisht me një lëvizje në Spanjë tek Real Madridi, Barcelonën apo Atletico Madridi.

Theksojmë se bardhezinjtë kanë paguar 40 milionë euro për futbollistin kur e transferuan para tre vjetëve nga Palermo.

Ai këtë sezon ka kontribuar me 25 gola dhe shtatë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat për italianët. /Telegrafi/

Exit mobile version