Gjiganti bavarez ka bërë dy prezantime gjatë ditës së sotme.
Edhe pse janë transferuar para fillimit të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’, Matts Hummels e Renato Sanches janë prezantuar sot te skuadra bavareze.
Mbrojtësi gjerman është bashkuar nga rivalët e Dortmundit, teksa Renato Sanches nga Benfica, ku të dy këto transferime i kanë kushtuar Bayernit rreth 70 milionë euro.
“Do provoj të jap gjithmonë më të mirën. Jam këtu që të mësoj nga më të mirët dhe të bëhem një nga më të mirët. Jam fans i Bayernit. Më pëlqen atmosfera këtu”, tha Sanches gjatë prezantimit.
“Bayern është një nga ekipet më të mira në botë, dhe ishte faktori vendimtar në fund që unë t’i bashkohem”, deklaroi Hummels, i cili është akademi e skuadrës bavareze. /Telegrafi/