Talenti i ri francez, Ousmane Dembele si duket e di mirë skuadrën e tij të re.
Sensacioni i këtij viti në Ligue 1, ka një marrëveshje me kampionin aktual të Gjermanisë, Bayern Munich.
Mediat në Francë dhe në Gjermani kanë zbuluar se Rennes ka pranuar shitjen e Dembeles te Bayerni për një shumë rreth 30 milionë euro.
Por 18-vjeçari do të vazhdojë ende të mbetet pjesë e Rennesit edhe për një vit tjetër si i huazuar nga Bayerni për t’iu bashkuar gjermanëve në vitin 2017.
Megjithatë lajmet e publikuara në Francë dhe Gjermani ende nuk janë publikuar nga të dyja klubet.
Për Dembelen interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha angleze si dhe kampionët e Evropës, Barcelona. /Telegrafi/