Bayern Munich ka fituar 5-2 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 14-të në Bundesliga.
Pas 32 minutash lojë në Allianz Arena, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Jonathan Burkardt.
Por, Mainzi nuk u ndal me kaq dhe arriti të dyfishonte epërsinë me golin e realizuar nga Alexander Hack (44′).
Jonnnnnnyyyyy! Die Führung für uns in München!💪#Mainz05 #FCBM05 #Bundesliga pic.twitter.com/vGaH6Cytau
— 1. FSV Mainz 05 (@1FSVMainz05) January 3, 2021
Pjesa e dytë kishte një skenar tjetër, me kampionin në fuqi që realizoi plotë pesë gola, për të përmbysur rezultatin.
Ishte minuta e 50-të kur Robert Lewandowski asistoi për Joshua Kimmichin që shënoi një gol të bukur.
Die Führung zur Pause steht! Starker Auftritt, Jungs! 👏👏👏#Mainz05 #FCBM05 #Bundesliga pic.twitter.com/yqHrJC0LlD
— 1. FSV Mainz 05 (@1FSVMainz05) January 3, 2021
Pesë minuta më vonë, gjermani më pas asistoi për Leroy Sanen, për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Ishte minuta e 70-të kur Niklas Sule i përmbysi shifrat në 3-2, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin.
MIA 👊 SAN 👊 MIA 👊
🔴⚪ #FCBM05 | 3:2 | 73' pic.twitter.com/RBuomMz1MT
— FC Bayern München (@FCBayern) January 3, 2021
Gjashtë minuta kaluan nga goli i tretë dhe Bayerni fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi sulmuesi polak për rezultatin 4-2.
🔴⚪ #FCBM05 | 5:2 | 83' pic.twitter.com/VbLWaF330H
— FC Bayern München (@FCBayern) January 3, 2021
Lewandowski nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tij të[ dytë personal në minutën e 83-të me një asistim nga Thomas Muller.
Pas javës së 14-të, Bayerni vazhdon të jetë lider me 33 pikë, derisa në xhiron e 15-të takohet me Monchegladbachun. /Telegrafi/