Bayern Munich është i përgatitur të shesë shtatë lojtarë në mënyrë që të financojë një lëvizje për superyllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Gjigantët gjermanë shpresojnë të joshin Kane për një transferim në Allianz Arena për një tarifë me vlerë rreth 80 milionë euro, duke e ditur se Spurs rrezikojnë ta humbasin atë falas verën e ardhshme kur i skadon kontrata.
Megjithatë, presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy pritet të refuzojë ofertën e Bayernit pasi vendosi një çmim prej 140 milionë eurosh për 29-vjeçarin.
Tarifat zhvatëse të transferimeve të përfshira ishin të mjaftueshme për të larguar Manchester United, i cili ka rirregulluar kërkimin e tyre drejt sulmuesit të Atalantas, Ramsus Hojlund.
Por, Bayern Munich po refuzon të dorëzohet dhe thuhet se janë të vendosur për një largim prej shtatë lojtarësh në një përpjekje për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve të verës.
Ndër ata që pritet të shiten është Sadio Mane, më pak se një vit pasi ai u bashkua me skuadrën e Bundesligës nga Liverpooli për 42 milionë euro.
Sipas mediumit Sky Sports Germany, Bayern është i gatshëm të ndajë rrugët me reprezentuesin e Senegalit për vetëm 17 milionë funte apo 20 milionë euro.
31-vjeçari duroi një sezon të turbullt me Bayernin pasi dështoi të arrijë lartësitë e pritura prej tij, duke arritur vetëm shtatë gola në 25 paraqitje në Bundesligë.
Mesfushori austriak, Marcel Sabitzer gjithashtu është paralajmëruar të largohet nga klubi bavarez, me Thomas Tuchel të prirur për të fituar 14 milionë euro nga lojtari.
Objektivi i Barcelonës, Benjamin Pavard, është i radhës në listën e fundit, me Bayernin që kërkon rreth 40 milionë euro për mbrojtësin francez.
Lojtari më i shtrenjtë në listën e transferimeve të Tuchel është mesfushori holandez, 21-vjeçari Ryan Gravenberch, i cili pritet t’i ofrojë klubit deri në 42 milionë funte apo rreth 50 milionë euro.
Ndërkohë, Bouna Sarr, Alexander Nubel dhe Yann Sommer të gjithë pritet të largohen për tarifa me vlerë më pak se 8.5 milionë funte apo 10 milionë euro.
Nëse Bayern do të arrinte të shiste secilin lojtar për çmimin e tyre përkatës, kampionët gjermanë do të mblidhnin afërsisht 113 milionë funte (132 milionë euro), të cilat pothuajse me siguri do ta fitonin Kane, nëse ai zgjidhte të largohej nga Londra këtë verë. /Telegrafi/