Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong mund të jetë në lëvizje këtë verë, pasi janë bllokuar bisedimet për rinovimin e kontratës.
Sipas mediumit Fichajes, mesfushorit holandez i është ofruar një marrëveshje e re që përfshin ulje rroge. Megjithatë, ai ende nuk ka rënë dakord me kushtet.
Mes kësaj pasigurie të tillë, Manchester United dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.
Kontrata aktuale e De Jong me Barcelonën është caktuar deri në vitin 2026 dhe çmimi i tij ka rënë ndjeshëm.
Këtë sezon, De Jong ka luajtur në 19 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/