Site icon Telegrafi

Bayern Munich dhe Juventus në garë për yllin e Realit

Mbrojtësi brazilian, Danilo pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të stinorit.

Hapësirat e pakta nën urdhrat e Zinedin Zidanes, kanë bërë që braziliani të kërkoi largimin nga kampionët e Evropës.

E përditshmja madrilene ‘Marca’ ka zbuluar edhe dy skuadrat që janë vënë pas ish-anëtarit të Portos.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich dhe ai italian, Juventus janë duke e kërkuar brazilianin.

25-vjeçari iu bashkua Realit dy vite më parë, ndërsa ai nuk ka arritur të sigurojë vendin në formacionin bazë.

‘Los Blancos’, janë të gatshëm ta lënë të lirë brazilianin për një shumë rreth 15 milionë euro.

Kujtojmë që Danilo ka një kontratë me madrilenët deri në 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version