Bayern Munichu është klubi i fundit që po interesohet për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco Alarcon.
Isco është duke kaluar ditë të vështira te Real Madridi, pasi ka mbetur një rezervistë i përhershëm nën urdhrat e Santiago Solarit.
Marrëdhënia jo e mirë e tij me trajnerin argjentinas ka bërë që Isco të mendojë largimin nga Santiago Bernabeu.
Shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për të dhe duan ta shfrytëzojnë këtë situatë për transferimin e tij.
Sipas mediumit Diario Sport, Bayerni është klubi i fundit që i është bashkuar garës për të fituar shërbimet e Iscos.
Bavarezët duan më shumë cilësi në mesfushës dhe kanë etiketuar 26-vjeçarin spanjoll për të shtuar cilësitë në këtë repart.
Kështu, konkurrenca për Iscon është shtuar pasi për spanjollin interesim më parë kanë shprehur edhe Manchester City dhe Juventusi.
Ndryshe, reprezentuesi spanjoll nuk ka startuar në një ndeshje të ligës që nga humbja 5-1 në tetor nga Barcelona në El Clasico. /Telegrafi/