Site icon Telegrafi

Bayern Munich i bashkohet garës për Icardin

Mauro Icardi (Getty Images)

Mauro Icardi është në shënjestër jo vetëm nga Manchester Unitedi, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, por edhe Bayern Munich, pasi Inter përpiqet të nxitojë një kontratë të re.

Reprezentuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij aktuale me vlerë 110 milion euro, megjithëse thuhet se mund të aktivizohet vetëm për një periudhë të shkurtër në mes të majit dhe qershorit.

Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi kanë qenë të lidhura fort me një transferim për ‘vrasësin’ argjentinas gjatë verës së ardhshme.

Lexo po ashtu Raiola tentoi ta transferojë Icardin te Unitedi

Por, mediumet italiane raportojnë se garës për shërbimet e kapitenit të Interit i është shtuar edhe një skuadër e madhe evropiane.

Icardi është ylli kryesor i Interit tash e disa sezone (Getty Images)

Sipas mediumit kredibil pranë Interit, FCInterNews.it, Bayern Munichu gjithashtu kanë bërë një qasje fillestare drejt Icardit.

Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke larguar pretendentët ose të paktën duke rritur klauzolën e lirimit.

Lexo po ashtu Interi kërkon që ta anulojë klauzolën e Icardit, në plan rritja e pagës së lojtarit

Është raportuar se oferta në tavolinë është një rrogë me vlerë 7.5 milionë euro në vit, e cila mund të shkoj deri në tetë milionë euro në vit.

Por, Icardi dhe përfaqësuesit e tij thuhet se po kërkojnë 10 milionë euro plus bonuse në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version