Jerome Boateng është duke i kaluar ditët e tij të fundit tek skuadra Bayern Munich.
Qendërmbrojtësi gjerman ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe pritet të largohet.
Interesim të madh për të ka shfaqur gjiganti turk Fenerbahce që thuajse ka arritur marrëveshje me Bayernin.
E përditshmja turke ‘Hurriyet’ ka raportuar se dy skuadrat janë duke diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes për Boateng.
Gjermano-ganezi do të huazohet për një edicion tek gjiganti turk që do ta ketë edhe të drejtën e blerjes.
Boateng ka humbur vendin e titullarit te Bayerni pas ardhjes së dyshes franceze Pavard-Hernandez.
Interesim për mbrojtësin 30-vjeçar ka shprehur edhe gjiganti francez Olympique Marseille. /Telegrafi/