Përzgjedhësi i Argjentinës, Edgardo Bauza, është shprehur i befasuar për njohuritë e Lionel Messit rreth futbollit.
Trajneri ka thënë se superylli i Barcelonës di “gjithçka” në lidhje me lojën e futbollit.
“Ajo që më ka befasuar është njohuria që ka për futbollin, sepse ai di gjithçka, për bashkëlojtarët e tij, stafin teknik, për futbollin. Ai ka informacion për gjithçka”.
“Gjithmonë kam menduar se një futbollist i rangut të tij duhet të dijë shumë rreth futbollit. Por, ai më ka befasuar më shumë se kam pritur”.
“Leo di gjithçka për gjithçka. Asgjë nuk i ik. Ai kupton shumë mirë dhe kjo ndihmon kur dikush duhet t’ia shpjegojë idetë”, ka deklaruar Bauza. /Telegrafi/