Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza shpjegon se sulmuesi i parë i kombëtares është Gonzalo Higuain, ndërsa Mauro Icardi është zgjedhja e tretë.
Sumuesi i Interit, Icardi aktualisht është top-golashënuesi në Serie A, por fatkeqësisht ka fituar vetëm një thirrje për vendin e tij dhe është zgjedhje trajnerit prapa sulmuesit të Juventusit, ‘El Pipita’.
“Sulmuesi jonë i parë është Higuain dhe prapa tij është [Lucas] Pratto”, ka thënë Bauza për La Deportiva Oral, përcjell Telegrafi.
“Ai është një lojtar që e njoh shumë mirë, na ka dhënë rezultate dhe është shumë i rëndësishëm”.
“Icardi do të thirret nëse diçka iu ndodh njërit prej këtyre lojtarëve, sepse ai është sulmuesi ynë i tretë. Por, në qoftë se ata kanë probleme, ai e di se mund të thirret”, përfundoi trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/