Telegrafi

Batshuayi kërkohet nga gjigantët evropian

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi pritet të largohet nga skuadra franceze Olympique Marseille.

Pas formës së mirë që ka kaluar këtë edicion, belgu ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Juventusi mbetet favorite për transferimin e 22-vjeçarit në Torino, pasi e shikojnë si zëvendësim të Alvaro Moratas.

Gjithashtu në garë mbeten edhe dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspurs.

Ndërkohë në Gjermani, Batshuayi po kërkohet nga Borussia Dortmund, ndërsa Marseille kërkon 25 milionë euro për të. /Telegrafi/