Hulumtuesit në Universitetin e Michigan, kanë ardhur deri te një zbulim të ri kur është fjalë për bateritë, që ka sjell derisa rritje të pesëfishtë të jetëgjatësisë së baterisë që gjithashtu ofron pesë herë më shumë energji.
Ky zbulim do të mund të siguronte një alternativë më të qëndrueshme dhe të fortë, e gjatë prodhimit të tyre krijohet një sasi e madhe e CO2, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit përdorën mbetjet e ricikluara të jelekëve antiplumb, për të stabilizuar reaksionin kimik. E për të ardhur deri te kjo është punuar shumë – kështu të paktën pretendojnë nga Universiteti i Michigan.
Përveç përmirësimit të kapaciteteve, shkencëtarët thonë se bateria e re mund të qëndrojë deri në 1 mijë mbushje, që do të thotë se një bateri e tillë në veturën elektrike do të qëndronte 10 vite. /Telegrafi/