Site icon Telegrafi

Batatina vazhdon të ankohet në gjyqtarët edhe pas humbjes në Gjilan

Tahir Batatina (Foto: FC Llapi/Facebook)

Llapi ka pësuar sërish. Këtë herë skuadra e Tahir Batatinës pësoi në udhëtim te Gjilani me rezultat të pastër 2-0.

Mirëpo, vetë tekniku llapjan u nda i pakënaqur me këtë disfatë, të cilët i’a adresoi gjyqtarëve të ndeshjes.

“Ndeshjen e nisëm në mënyrën më të mirë të mundshme, mirëpo më pas u ndaluam nga gjyqtarët e ndeshjes, të cilët mundësuan që futbollistët e Gjilanit të luanin lojë të ashpër, ndërkohë neve të na ndëshkonin me karton”.

“Këtij Gjilani është dashur t’i shënojmë pesë gola, mirëpo gjyqtari i ndeshjes i doli në ndihmë dhe falë tyre e fituan ndeshjen. Nuk mundemi ne kundër 14 personave të luajmë, të shohim tani se si do të kalojnë gjyqtarët në ndeshjet në Podujevë”, deklaroi Batatina.

Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare, pasi që ka tubuar vetëm pesë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version