Tahir Batatina është shprehur mjaftë i lumtur me barazimin e Llapit në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Llampjanët morën një pikë mjaftë të vlefshme, pasi barazuan ndaj gjilanasve 2-2, edhe deri në fund të takimit ishin duke triumfuar.
Batatina pas ndeshjes deklaroi se ata i kanë dhënë leksione kundërshtarit, duke iu treguar se nuk janë për titull.
“Ajo çka është me rëndësi, shumë skuadra kanë diskutuar për Llapin. Por, edhe njëherë tregojmë se Llapi është lideri i Superligës në këtë aspekt” ka thënë strategu i Llapit për Super Sport Kosova.
“Duke e parë që Gjilani ka një ekip të mirë, kemi qenë të vëmendshëm që nga minuta e parë. Kemi realizuar golin shumë herët dhe kemi mundur që në pjesën e parë ta përfundojmë ndeshjen”.
“Nëse e shohim taktikisht, në të gjitha aspektet e kemi dërmuar Gjilanin dhe i kemi treguar qe ne e meritojmë me qenë në pozitat e para tabelare. Sot me gëzon fakti që futbollistët luajtën të motivuar kundër një Gjilanit të cilin sot me bindi që nuk është për kampion, dhe në një far forme vetë e humbëm ndeshjen”, përfundoi Batatina. /Telegrafi/