Site icon Telegrafi

Batatina i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në sfidën ndaj Feronikelit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka kritikuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjen, të cilën skuadra e tij e humbi si mysafir i Feronikelit.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, vendasit realizuan dy herë përmes Mevlan Zekës nga penalltia, ndërsa një gol për mysafirët e shënoi Ersil Ymeri.

Gjatë komentimit të ndeshjes për mikrofonat e SuperSport, Batatina nuk ishte i kënaqur me gjyqtarët e takimit.

Lexo po ashtu Feronikeli merr fitore mjaftë të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit

Ai ka thënë se të zgjedhurit e tij e dominuan sfidën, porse skuadra e tij u dëmtua në këtë ndeshje me penalltitë e akorduara.

Batatina ka thënë se kundërshtari nuk ishte më i fortë se ekipi i tij, megjithatë ia ka uruar fitoren.

Pas kësaj humbjeje, Llapi mban vendin e gjashtë në tabelë me 37 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet një vend më lart me gjashtë pikë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version