Telegrafi

Batatina: E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, gjyqtari bëri disa gabime

Llapi e ka nisur edicionin 2020/21 me humbje në shtëpi, ku u mposhtën nga Gjilani me rezultat 1-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mendon se edhe në këtë takim u dëmtua nga gjyqtarët.

“E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë sepse ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, ku asnjëherë skuadra nuk e tregon atë që mund ta tregojë”.

Tahir Batatina (Foto: FC Llapi/Facebook)

“Ne patëm disa raste në pjesën e parë, ku mund ta mbyllnim ndeshjen. Një pakujdesi na kushtoi në pjesën e dytë dhe humbëm takimin. Ky është futboll dhe sigurisht që ndodh”.

“Mendoj që avazi i vjetër i gjyqtarëve po përsëritet sërish. Gjyqtari bëri disa gabime. Me qëllim apo pa qëllim nuk e di, mbetet të vlerësohen”, ka thënë Batatina për Art Sport.

Lexo po ashtu Mezani: Gjilani mori fitore të madhe, Musolli luajti pa stërvitur fare

Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Darko Nikac. /Telegrafi/