Telegrafi

Batatina arsyetohet pas humbjes nga Malisheva

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas humbjes nga Malisheva se ekipi i tij pati dëshirë të madhe për fitore dhe kjo ndikoi të humbin.  

Llapi u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim te Malisheva, duke shijuar humbjen e parë në sezonin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas humbjes ka folur trajneri Batatina, i cili ka thënë se Llapi i tij nuk e kishte ditën, ndërsa Malishevës ia uroi fitoren.

Lexo po ashtu Malisheva e njofton Llapin me humbjen e parë në pranverë

“Dëshira e madhe për fitore ndikoi që të humbim raste të shumta. Duhej të ishim më të vëmendshëm. Kishim katër raste. Djemtë dhanë maksimumin, por nganjëherë nuk mund të fitosh edhe nëse angazhohesh. Nuk ishte dita e Llapit”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Në dy raste, vlerësimin i lë gjyqtarëve. Gjyqtarët mund të gabojnë. Jemi edhe ne trajnerët, lojtarët të gabueshëm, por nuk duhet gjykohen për një gabim, ashtu siç ndodhi ditë më parë dhe gjithë Kosova u ngrit në këmbë. Mos të shqetësohen”.

“Llapi ka bërë skuadër, ka bërë ekip të fortë, ndërsa Malishevës i dëshiroj suksese. Kampionati është i gjatë”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/