Site icon Telegrafi

Batalioni i bjellorusëve shkatërrojnë kullën vrojtuese të rusëve – i godasin me predha nga ndërtesa kolektive

Batalioni i vullnetarëve bjellorusë që janë pjesë e regjimentit Kastus Kalinouski që lufton përkrah forcave ukrainase, ka arritur të shkatërroj kullën vrojtuese të ushtrisë ruse nga një distancë e madhe.

Ata përdorën një lloj topi të njohur ndryshe si ATGM, nga i cili shkrepën predhat që ishin shumë precizë dhe hodhën në erë kullën vrojtuese të rusëve në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Predha lansoheshin nga një ndërtesë kolektive dhe që ishte e kamufluar me përdhe dhe gjësende tjera. Aty shihen njëri prej vullnetarëve bjellorusë që përgatit koordinatat, dhe pasi që sigurohet se janë të sakta fillon me sulmin.

Lexo po ashtu Droni kamikaz i ukrainasve lëvizë me shpejtësi të madhe dhe përplaset në tankun rus

Ky batalion i bjellorusëve që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i janë bashkuar forcave ukrainase. E duke marrë parasysh se janë shtet fqinj i Ukrainës, duket se e njohin mirë terrenin, pasi janë bërë të pathyeshëm karshi rusëve.

Pamje të ngjashme të këtij batalioni janë publikuar edhe më parë, ku shumë prej tyre arrinin të shkatërronin tanke e mjete tjera të blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version