Bastoret kanë ndërprerë të gjitha bastet dhe kanë mbyllur kuotat për baste për transferimin e Paul Pogbas.
Përkundër pohimeve se Juventusi refuzoi ofertën e majme prej 120 milionë eurosh, besohet se klubet janë afër marrëveshjes.
Bastoret janë të bindura se marrëveshja është pranë zyrtarizimit.
Këtu ka ndikuar postimi i fotos nga vajza e Jose Mourinhos, Matilde, në rrjetet sociale, të tabelës së taktikave të Manchester United, ku Pogba shihet pjesë e planeve të tij.
“Largimi i koeficientëve ka ndodhur pas indikacioneve se ky transfer është kryer. Kjo lëvizje e bastoreve sugjeron se Pogba do të jetë pjesë e një sezoni historik te United”, ka thënë Alex Apati, zëdhënës i një bastoreje britanike.
Mbetet të shihet nëse ata që kanë vënë bastet e tyre për transferimin e Pogbas te United do të fitojnë. /Telegrafi/