Telegrafi

Bastoni në listën e dy klubeve të Manchesterit

Alessandro Bastoni është njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë.

Qendërmbrojtësi italian po luan për mrekulli në tre vitet e fundit te Interi dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

23-vjeçari ka një kontratë valide me Interin deri në verën e vitit 2024, por ende nuk ka vendosur për rinovimin e saj.

Por dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United janë duke monitoruar situatën e italianit te Interi.

Calciomercato ka raportuar se dy ekipet angleze janë të gatshme të dalin me oferta në drejtim të Interit për yllin italian nëse ai nuk rinovon kontratën deri në vitin 2023.

Inter synon ta blindoj qendërmbrojtësin e talentuar, por nëse nuk ia arrin një gjëje të tillë atëherë do të kërkoj mbi 60 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/