Telegrafi

Bastoni drejt Man Cityt, konsiderohet nga Guardiola si partner ideal për Diazin

Duket se tifozët e Interit duhet të përgatiten për një verë tjetër, ku një nga lojtarët e tyre më të mirë do të largohen, dhe mbrojtësi Alessandro Bastoni mund të jetë ‘viktima’ e radhës.

Mbrojtësi ka qenë lojtar kyç për Nerazzurrët gjatë sezoneve të fundit dhe duket se ka tërhequr interesim nga Manchester City.

Interi ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga kampionët në fuqi të Ligës Premier – por nuk do të ishin në gjendje të rezistonin nëse oferta rritet më shumë.

Man City ka luftuar për të gjetur një mbrojtës, pasi dy të padiskutueshëm na vitit 2008, janë vetëm Vincent Kompany dhe Ruben Dias.

Një lojtar që Pep Guardiola vazhdimisht ka tentuar të nënshkruajë për skuadrat e tij është Leonardo Bonucci, por nuk ia arriti ta largojë nga Juventusi.

Guardiola tani po tenton që të marr njeriun që konsiderohet pasardhësi i tij në nivel kombëtar, Bastonin.

Mbrojtësi i Interit, 23 vjeç, është një lojtar që luan mirë me topin nga prapa dhe fillon sulmet nga mbrojtja.

Ai do të ishte i përsosur për qëndrueshmërinë e Dias dhe do t’i jepte Cityt më shumë ekuilibër. /Telegrafi/