Telegrafi

Bastisje në Ballaban të Podujevës, sekuestrohen tri armë dhe arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar dhe 3 armë janë sekuestruar në fshatin Ballaban të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cuka thotë se mbrëmë rreth orës 19:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative për të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballaban, policia ka realizuar një operacion bastisjeje.

“Një pushkë gjysmë automatikë, një pushkë gjuetie, si dhe një revole”, janë sekuestruar, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, të dytë 26 vjeçarë.

“Derisa, personat e dyshuar; E. B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe I. SH mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, njofton policia.

basti