Shkodra, Tropoja, Devolli e Kukësi mund të konsiderohen si sinjali më i fortë ndaj së djathtës në Shqipëri.
Nuk është vetëm rezultati i humbjes në 54 bashki ai që do të duhet të sjellë refleksion te opozita, por edhe rrëzimi i të ashtuquajturave bastione.
Madje kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren në qytetin e ashtuquajtur “djepi i kulturës” në Shqipëri përmes muzikës dhe me dedikimin “Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”.
E në fakt socialistët kanë shumicën në këtë qytet për herë të parë pas demokracisë, edhe pse mandatin e kanë marrë me një ish-demokrat, Benet Becin.
Por në Tropojë marrja e bashkisë së Bajram Currit me kandidat përballë u prit në formën më karakteristike të tyre.
Edhe Kukësi nuk mbetet pas, edhe pse i prekur nga emigrimi masiv, në 14 mars mbështeten socialistët në pushtet.
Më tej në Devoll fitorja u prit me brohorima. Edhe pse katër vite më parë e morën mandatin pa kandidatë përballë, të dielën socialistët thyen një tjetër bastion pas 30 vitesh./oranews/