Site icon Telegrafi

Basketbollisti gënjeu për lidhjen me Rihannan, nxiti reagimin e saj

Rihanna ka reaguar pas deklaratave të dhëna nga një basketbollist i NBA-së, i cili pretendonte se po shoqërohej me këngëtaren.

Matt Barnes kishte thënë për TMZ se kishte dalë në një takim me këngëtaren.

“Rihanna është mikesha ime tani. Për momentin jemi miq, por të shohim deri ku do të shkojë kjo miqësi”, ka thënë ai, transmeton Top Channel.

Kjo deklaratë tërhoqi vëmendje duke ditur se Rihanna prej kohësh nuk ka një lidhje. Por gjithçka rezultoi një ‘flluskë sapuni’ që zgjati deri në momentin kur Riri postoi për 2.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram përgënjeshtrimin, shoqëruar me një fotografi të shkëputur nga videoja e intervistës.

“Gënjeshtar. Ajo nuk është me ty! Ajo nuk do të jetë kurrë me ty!”, ka shkruar këngëtarja duke shtuar se kjo gënjeshtër e ka lënduar.

Exit mobile version