Bashkimi Evropian (BE) po propozon të vendosë sanksione ndaj kompanive me seli në Kinë, për të parandaluar Rusinë të furnizohet me pajisje ushtarake nëpërmjet vendeve të treta.
Tre kompani në Kinë, si dhe katër në Hong Kong dhe një në Indi, janë në dokumentin prej 91 faqesh, të cilin vendet anëtare të BE-së duan ta shtojnë në listën në rritje të sanksioneve, transmeton Telegrafi.
Ndërsa përfaqësuesit e BE-së, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së përgatiten të takohen në Bruksel, një burim i Guaradin tha se nevojiten më shumë mjete për të siguruar që Moska të mos mund të anashkalojë kufizimet ekzistuese.
BE-ja është veçanërisht e shqetësuar për teknologjinë ushtarake që shitet jashtë bllokut dhe më pas gjen rrugën drejt Rusisë nëpërmjet vendeve të treta.
BE-ja ka vendosur tashmë ndalime të eksportit për më shumë se 600 firma, duke përfshirë tre me selin në Hong Kong dhe firma në vende duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistanin.
Sanksionet e reja gjithashtu pritet të çojnë në ngrirje të aseteve dhe ndalime të vizave për shumë zyrtarë rusë në BE. /Telegrafi/