Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian ia bën me dije AstraZeneca: Do të ndalim eksportimin e vaksinave jashtë vendeve të BE-së, nëse nuk na i sillni dozat e premtuara

Komisioni Evropian ka bërë të ditur sot se kompania farmaceutike –britaniko-suedeze AstraZeneca do të mund të ballafaqohet me ndalesën e eksportimit jashtë vendeve të BE-së, nëse nuk i dorëzon shpejtë dozat e premtuara të vaksinave për 27 vendet evropiane.

“Do të kemi mundësinë të ndalojmë eksportimin e planifikuar. Është porosi për AstraZenecas, përmbushni pjesën tuaj të marrëveshjes për Evropën para se të filloni me shpërndarjen e vaksinave në vendet e tjera”, ka thënë e para e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.

Ajo ka theksuar se marrëveshja mes BE-së dhe AstraZeneca në mënyrë të qartë rregullon dhe precizon, se sa vaksina i fiton BE-ja nga kompania..

Von der Leyen, ka shtuar se Komisioni Evropian i ka dërguar “një kujtesë zyrtare” AstraZeneca sa i përket çështjes së vaksinave.

Komisioni Evropian të enjten ka bërë të ditur se do të aktivizojë procedurën e marrëveshjes, për t’i dhënë fund “problemit” me AstraZeneca, ku porosia e vaksinave është dukshëm më e vogël sesa që ishte paraparë më herët.

Vaksina e AstraZeneca është një nga tri vaksinat e miratuara për përdorim në Bashkimin Evropian. Megjithatë shpërndarja e saj është përcjell me disa probleme, përfshirë shpërndarjen e ngadalshme të porosive dhe problemet e përsëritshme në shpërndarje.

AstraZeneca do të duhej në tremujorin e dytë të vitit t’ia dorëzojë BE mbi 70 milionë vaksina anti-COVID, që është dukshëm më pak se nga ato 180 milionë të premtuara në marrëveshjen e nënshkruar me BE-në.

Në tremujorin e parë, BE-ja ka marrë rreth 30 milionë doza në vend të 90 milionëve sa ishin paraparë. /Telegrafi/

Exit mobile version