Telegrafi

Bashkim Fino zyrtarizon kandidaturën, rivalizon Armand Dukën për kreun e FSHF-së

Deputeti i PS-së dhe ish kryeministri Bashkim Fino, zyrtarizoi mbrëmjen e sotme kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në një intervistë në Televizionin Publik Shqiptar, Fino deklaroi publikisht se do të synojë postin drejtues të Federatës së Futbollit në vend.

Lexo po ashtu Gara për kryetarin e FSHF-së pritet të zhvillohet ndërmjet Dukës dhe deputetit Fino

Në këtë garë, Fino do të duhet të përballet me Presidentin aktual, që drejton Federatën prej 16 vitesh, Armando Dukën.

Ky fundit, deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandat të pestë.

Lexo po ashtu Armand Duka zyrtarizon ri-kandidimin për kryetar të FSHF-së

Bashkim Fino nuk dha dorëheqjen nga pozicioni si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke pretenduar se mandati prej ligjvënësi nuk e pengon aspak ligjërisht të kandidojë në për kreun e FSHF-së.

Ai deklaroi se nëse do të arrijë të zgjidhet president i Federatës, do të tërhiqet nga aktiviteti politik dhe do t’i përkushtohet totalisht zhvillimit të futbollit në vend.