Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Zgjidhjet për ndotjen e ajrit nuk do të jenë popullore, por shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor

Bashkia e Shkupit reagoi ndaj konferencës për shtyp të anëtarit të KE të OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev lidhur me propozimin për vendosjen e sistemit të afisheve ngjitëse gjatë regjistrimit të automjeteve sipas ndotjes së tyre.

Sipas Bashkisë së Shkupit, problemi i ndotjes së ajrit nuk është nga dje, por bëhet fjalë për problem dekadash, ku duhet zbatuar një sërë masash afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të sigurt se një pjesë e zgjidhjeve nuk do të jenë popullore, por shëndeti i qytetarëve është prioritet kryesor dhe vetëm më përpjekje të përbashkëta mund të arrihen rezultate dhe përmirësim të gjendjes në këtë fushë”, reagojnë nga Bashkia e Shkupit.

Lexo po ashtu Gjorçev: Masat me afishet ngjitëse kufizojnë lëvizjen e qytetarëve të klasës së mesme (Video)

Sipas studimeve të ekspertëve për ndotjen e ajrit, komunikacioni i automjeteve është ndotësi i dytë më i madh që merr pjesë me 20%. “Me qëllim të uljes së ndotjes në këtë fushë, është e nevojshme të realizohen projekte dhe masa nga të gjitha institucionet që kanë ingirenca dhe kompetenca në këtë fushë”, thonë nga Bashkia e Shkupit duke shtuar se pikërisht për uljen e ndotjes së ajrit, Bashkia e Shkupit është në procedurë për furnizimin e 40 autobusëve ekologjik.

Lexo po ashtu Ndryshimet në Ligjin për automjete, që duhet të ulin ndotjen në Maqedoni

“Me këto ndryshimeve parashihet vendosja e afisheve ekologjike për automjetet, që do të jenë të ndara në tri kategori ekologjike në varësi nga emisionet standarde (Euro 1, Euro 2, Euro 3, Euro 4, Euro 5 dhe Euro 6)”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version