Çifti i njohur i estradës, Lyrical Son dhe Gresa festojnë sot (e enjte) përvjetorin e tyre të gjashtë të njohjes.
Me këtë rast, bashkëshortja e reperit, Gresa, ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë atij një dedikim special.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 gusht të vitit 2014.
“Gjashtë vite më parë, sot jam e bekuar me ty. Faleminderit për gjithçka, të dua më shumë çdo ditë. Ne jemi aq të përsosur zemër”, ka shkruar Gresa në Instagram.
Nga kjo martesë, në jetë erdhi vajza e tyre e parë, të cilën ata e pagëzuan me emrin Eva.
Lyrical Son dhe Gresa janë shquar gjithmonë si një prej çifteve më simpatike të estradës.
Ata janë shumë të ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë gjithnjë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tyre. /Telegrafi/