Një femër e kombësisë ashkalike ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar. /Telegrafi/